57-vjeçari humb jetën në një kantier ndërtimi në Durrës, procedohet drejtuesi teknik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Durrësit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një objekt ndërtimi. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi Sh.B., 57 vjeç, banor i Durrësit, i cili ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte. Si pasojë…

1 minute

Read Time

img 0160

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Durrësit, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një objekt ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima është shtetasi Sh.B., 57 vjeç, banor i Durrësit, i cili ka rënë nga lartësia e pallatit ku po punonte. Si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në kantier, ku kanë kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në lidhje me këtë rast, është proceduar penalisht në gjendje të lirë drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme ligjore për këtë ngjarje tragjike.

img 0160

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports