Nis zyrtarisht “Big Brother Albania VIP 5”ja cilët janë konkurentët
Edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP” ka nisur zyrtarisht mbrëmjen e sotme në Top Channel, duke rikthyer një nga formatet më të ndjekura televizive në vend. Banorët e parë hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku do të garojnë për çmimin e madh, përmes sfidave, bashkëjetesës dhe votës së publikut.
Ashtu si në edicionet e mëparshme, edhe këtë vit përbërja e banorëve është e larmishme. Mes tyre ka gazetarë, këngëtarë, artistë, por edhe personazhe më pak të ekspozuar në ekran, si dhe disa emra të panjohur për publikun e gjerë.
Në rolin e opinionistëve, siç u zbulua më herët nga Anabel, do të jetë Monika Kryemadhi, e cila i bashkohet panelit për herë të parë, ndërsa Arbër Hajdari rikthehet për të pestin vit radhazi, duke vijuar të jetë një nga figurat më të qëndrueshme të formatit.
Ja 14 banorët e parë të “Big Brother Albania VIP 5”:
1. Miri (Armir Shahini), këngëtar

2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025

3. Kristi Lamaj, këngëtar

4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u

5. Lore, këngëtare

6. Seno Fishta, moderator podkasti

7. Lorna Hysa, influencuese

8. Mal Retkoceri, këngëtar

9. Xhodi Skura, blogere

10. Angelo Haruni, gazetar

11. Selin Bollati, balerinë

12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi

13. Stine (Ernest Duka), këngëtar

14. Sabina Mete, moderatore

“Big Brother Albania VIP 5” pritet të sjellë dinamika të reja, debate të forta dhe surpriza, duke mbajtur sërish vëmendjen e publikut çdo mbrëmje në Top Channel.
