Krizë mes Elhaida Danit dhe Ledian Agallijajt? Detajet që ngrenë dyshime për marrëdhënien e tyre

img 9944

Ndonëse vetëm një muaj më parë Elhaida Dani foli hapur për lidhjen e saj me balerinin Ledian Agallijaj, së fundmi këngëtarja ka ngritur pikëpyetje mbi statusin e marrëdhënies së tyre.

Me një vëzhgim në rrjetet sociale, vihet re se Elhaida nuk e ndjek më Ledianin në Instagram dhe ka fshirë çdo foto me të nga profili i saj. Nga ana tjetër, Lediani vazhdon ta ndjekë këngëtaren dhe i ka ende të publikuara fotot e përbashkëta. Edhe pse “unfollow”-i mund të jetë një veprim i momentit, fshirja e fotove ka shtuar dyshimet se çifti mund të jetë duke kaluar një krizë.

E ftuar pak kohë më parë në “The Dalina Show” me Dalina Buzin, në Andale Media, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi tre vite më parë gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”. Ajo pranoi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë pa vështirësi.

“Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste… po sa herë ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë”, u shpreh Elhaida mes emocionesh.

Këngëtarja theksoi gjithashtu se është e vështirë të menaxhosh një karrierë intensive dhe një lidhje në të njëjtën kohë. Ajo zbuloi se viti i fundit ka qenë shumë i ngarkuar për të dy, për shkak të angazhimeve profesionale në vende të ndryshme, duke shtuar se ka kontrata të firmosura deri në fund të vitit 2027.

Së fundmi, Elhaida bëri publik lajmin se do të jetë pjesë e musical-it “Notre Dame de Paris” në Itali, turne që do të zgjasë deri në fillim të vitit 2027. Duke iu referuar deklaratave të saj, lihet të kuptohet se çdo problem i mundshëm mes çiftit mund të lidhet me axhendat e ngarkuara dhe prioritetet profesionale të dyshes.

Për momentin, as Elhaida dhe as Lediani nuk kanë reaguar publikisht për zërat që po qarkullojnë mbi marrëdhënien e tyre.

img 9944

About The Author