Automjet përfshihet nga flakët në Qafën e Llogarasë, gjendet një trup i pajetë brenda

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave. Sipas informacioneve paraprake, brenda mjetit është gjetur trupi i një personi të djegur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë…

1 minute

Read Time

img 9941

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Qafën e Llogarasë, konkretisht në zonën që të çon drejt antenave.

Sipas informacioneve paraprake, brenda mjetit është gjetur trupi i një personi të djegur, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur fillimisht shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, automjeti është shkrumbuar plotësisht si pasojë e zjarrit të fuqishëm.

Për shkak të djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme, duke e bërë të vështirë përcaktimin e pronësisë dhe identitetit të viktimës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e personit të gjetur brenda automjetit.

img 9941

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports