Bes Kallaku për divorcin me Xhensila Myrtezajn: E shkuara ime është e vdekur

img 9892

Bes Kallaku ka folur hapur për kapitujt e mbyllur të jetës së tij personale, gjatë një interviste me Grida Dumën, ku vëmendje të veçantë mori edhe divorci me këngëtaren Xhensila Myrtezajn, një temë që vijon të ngjallë interes publik.

Aktori dhe këngëtari u shpreh se e konsideron të shkuarën si një histori të mbyllur, duke theksuar se sot është i fokusuar te e tashmja dhe rruga që po ndërton, pa u ngarkuar emocionalisht me atë që ka kaluar.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen. Unë nuk jam askushi, por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur atyre”, u shpreh Kallaku.

Gjatë intervistës, ai ndau edhe reflektime mbi zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte shumë pranë. Kallaku foli për sakrificat dhe ndihmën që u ka dhënë ndër vite, duke pranuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën mënyrë.

Megjithatë, mesazhi i tij ishte optimist, duke nënvizuar se çdo periudhë e vështirë ka një fund: “Çdo natë, sado e gjatë të jetë, përfundon me lindjen e diellit”, tha ai, duke lënë të kuptohet se po kalon një fazë të re dhe më të qetë të jetës së tij.

img 9892

About The Author