Drejtësi për Martin Canin! 16 vite burg për Mario Përlleshajn,14-vjeçarin që e vrau
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg 14-vjeçarin Mario Perlleshaj për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani, ngjarje e ndodhur më 18 nëntor 2024 pranë shkollës “Fan Noli”.
Edhe pse Prokuroria kërkoi 25 vite burg, dënimi u ul për shkak të moshës, pasi Kodi Penal nuk lejon dënime mbi 12 vite për të miturit.
Babai i viktimës e konsideroi vendimin “një hap drejt drejtësisë”.
Hetimet treguan se disa ditë para vrasjes, dy të miturit kishin pasur një konflikt në shkollë, i cili nuk u raportua nga oficerja e sigurisë.
Në ngjarjen tragjike, përveç vrasjes së Canit, u plagos edhe shoku i tij Luis Megja, për të cilin Perlleshaj u dënua gjithashtu për vrasje të mbetur në tentativë.
