, ,

Shpërthim në banesën e reperit Shqiptar, Azet: “Nuk kam qenë objektiv i atentatit”

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar pas lajmeve të mediave gjermane që raportuan për një shpërthim të dyshimtë në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, i cili figuron në pronësi të tij. Shpërthimi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publiku, duke bërë që shumë të mendonin se reperi mund…

1 minute

Read Time

img 9265

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Azet, ka reaguar pas lajmeve të mediave gjermane që raportuan për një shpërthim të dyshimtë në hyrje të një pallati apartamentesh në Düsseldorf, i cili figuron në pronësi të tij.

Shpërthimi ngriti shqetësime të menjëhershme tek fansat dhe publiku, duke bërë që shumë të mendonin se reperi mund të ishte objektiv i ngjarjes. Mirëpo, Azet vendosi t’i japë fund spekulimeve përmes një deklarate të qartë në Instagram.

Në reagimin e tij, ai sqaroi se nuk ka pasur asnjë atentat ndaj tij dhe se ngjarja nuk lidhet aspak me të personalisht:

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua.”

Azet gjithashtu bëri të ditur se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është vetëm një nga pronat e tij dhe nuk përbën vendbanimin e tij.

Autoritetet lokale po vijojnë hetimet për rrethanat e shpërthimit, ndërsa reperi u shpreh i qetë se nuk është i rrezikuar personalisht.

img 9265

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports