Korçë/ 40-vjeçari humb jetën në spital: dyshohet për abuzim me alkool dhe lëndë narkotike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal. Viktima është identifikuar si L. Meçollari. Burime zyrtare bëjnë me dije se Meçollari ishte dërguar në urgjencën e spitalit një ditë më parë, pasi ishte…

1 minute

Read Time

img 7220

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në repartin e Reanimacionit të Spitalit Rajonal. Viktima është identifikuar si L. Meçollari.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Meçollari ishte dërguar në urgjencën e spitalit një ditë më parë, pasi ishte gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ai kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua gjatë natës, duke i shkaktuar vdekjen mëngjesin e sotëm.

Mësohet se vetëm një muaj më parë, 40-vjeçari kishte tentuar të vetëhidhej nga ballkoni i banesës, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të mitur. Atëherë ai kishte arritur të shpëtonte, por pasojat e konsumit të vazhdueshëm të alkoolit dhe substancave të tjera duket se kanë qenë fatale.

Nga ekzaminimi paraprak, viktima nuk paraqiste shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga abuzimi me alkoolin dhe lëndët narkotike.

img 7220

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports