Rikthehet Big Brother Vip Albania 5, ja kur pritet të filloj

Reality show më i madh dhe më i komentuar në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, do të nisë transmetimin në muajin dhjetor në ekranin e Top Channel, duke rikthyer emocione, surpriza dhe një garë që çdo vit bëhet gjithnjë e më e zjarrtë. Edicioni i pestë i formatit që ka thyer rekorde shikueshmërie pritet të…

1 minute

Read Time

img 8891

Reality show më i madh dhe më i komentuar në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, do të nisë transmetimin në muajin dhjetor në ekranin e Top Channel, duke rikthyer emocione, surpriza dhe një garë që çdo vit bëhet gjithnjë e më e zjarrtë.

Edicioni i pestë i formatit që ka thyer rekorde shikueshmërie pritet të mbërthejë para ekranit miliona teleshikues shqiptarë kudo në botë. Ndërkohë, rrjetet sociale veçse kanë filluar të “ziejnë” nga emrat që përfliten si konkurrentë të mundshëm, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin për kastin e ri që do të izolohet për muaj me radhë nën vëzhgimin 24 orësh të qindra kamerave.

Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë çdo moment nga shtëpia më e famshme në Shqipëri përmes dy kanaleve të dedikuara në platformën Digitalb, ndërsa produksioni premton një sezon më dinamik, më modern dhe më surprizues se kurrë më parë.

Tashmë mbetet vetëm një pyetje: Kush do të jenë VIP-at që do të përballen me lojën dhe sfidat e këtij edicioni?

img 8891

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports