EMRAT/ Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën tragjikisht dy të rinj shqiptarë

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në unazën jugore të Bergamos janë përplasur dy mjete me njëra-tjetrën, një Benz dhe një furgon, dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, ku dy prej tyre janë me origjinë shqiptare. Sipas mediave,…

1 minute

Read Time

img 0497

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se në unazën jugore të Bergamos janë përplasur dy mjete me njëra-tjetrën, një Benz dhe një furgon, dhe për pasojë kanë humbur jetën tre persona, ku dy prej tyre janë me origjinë shqiptare.

Sipas mediave, në këtë aksident kanë humbur jetën tragjikisht Klinton Sala, 23 vjeç, drejtues i Mercedes-it, dhe Denis Cana, 21 vjeç, pasagjer në mjet.

Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç, nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.

Mediat raportojnë po ashtu se, nga hetimet paraprake, rezulton se Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

img 0497

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports