,

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë/ Rezultatet paraprake

Në Kosovë ka nisur sot procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 14:45 kanë votuar mbi 21 për qind…

1 minute

Read Time

img 6978

Në Kosovë ka nisur sot procesi i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku mbi 1 milion e 316 mijë qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 14:45 kanë votuar mbi 21 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Komuna me pjesëmarrjen më të ulët deri në këtë orë është ajo e Rahovecit, ku kanë votuar vetëm 8.63 për qind e votuesve.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, tha se pjesëmarrja është më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.

Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur drejtuesit e komunave ku jetojnë.

Kujtojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve po mbahet në komunat ku asnjë kandidat nuk arriti shumicën absolute të votave në raundin e parë.

img 6978

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports