Katërnjakët e Geraldo dhe Rozefës përballen me sfidë të madhe: rrezikojnë shikimin, familja kërkon ndihmë urgjente

img 7577

Geraldo dhe Rozefa, një çift i ri shqiptar, janë bekuar me katërnjakë – dy vajza dhe dy djem – por gëzimi i madh është shoqëruar me një sprovë të rëndë. Që në ditët e para të jetës, foshnjat po përballen me një problem serioz shëndetësor që rrezikon t’u marrë shikimin përgjithmonë.

Dy prej katërnjakëve vuajnë nga hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa edhe dy të tjerët mund të përballen me të njëjtën gjendje nëse nuk ndërhyhet në kohë. Mjekët kanë këshilluar që të katër foshnjat të dërgohen urgjentisht për operacion jashtë vendit, për të shmangur pasoja të pariparueshme.

Për shkak të kostove shumë të larta të trajtimit, prindërit nuk mund t’i përballojnë vetë të gjitha shpenzimet dhe kanë hapur një faqe GoFundMe, me qëllim mbledhjen e 100 mijë eurove. Shuma do të shërbejë për operacionet dhe trajtimin e nevojshëm të katër vogëlushëve.

Familja u bën thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të kontribuojnë, në mënyrë që vogëlushët të kenë mundësinë të shohin dritën e jetës ashtu si çdo fëmijë tjetër.

img 7577

About The Author