Aksident tragjik në Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku kanë humbur jetën dy persona.
Ngjarja ka përfshirë dy automjete, njërin me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetrin me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit R. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, A. H., 52 vjeç.
Hetimet e para dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga A. Gj., i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar kushtet e qarkullimit në zonë.
Drejtuesi i dehur është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar në rrugë, veçanërisht gjatë kushteve atmosferike të vështira.
