Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, rrëzon shkarkimin dhe anulon zgjedhjet në Tiranë

img 8061

Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë të drejtë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i lejuar atij të vijojë detyrën pavarësisht se ndodhet në paraburgim.

Vendimi është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 3 kundër, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Qeverisë për shkarkimin e tij, i cili ishte propozuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Në të njëjtin vendim, Gjykata ka shpallur të pavlefshëm dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet, të parashikuara të mbaheshin më 9 nëntor 2025.

Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i jep fund përkohësisht paqartësive institucionale në Bashkinë e Tiranës dhe rikthen Erion Veliajn në funksionet e tij zyrtare deri në një vendim të mëtejshëm gjyqësor për çështjen penale ndaj tij.

img 8061

About The Author