Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Kamëz, pasi u kap duke mbajtur dhe përdorur padrejtësisht uniformën policore.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E. B., banues në Kamëz, u ndalua nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr. 5, teksa qarkullonte me një automjet tip “Mercedes-Benz” në bulevardin “Nënë Tereza”, i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato zyrtare të Policisë së Shtetit.
Pas verifikimeve, u konstatua se 20-vjeçari nuk ishte punonjës i Policisë së Shtetit, ndërsa ndaj tij u morën masat ligjore përkatëse.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.















