Arrestohet mjeku imazherist në Fier, kapet në flagrancë duke marrë para nga pacientët

Pas një hetimi katër mujor, Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Imazheria”, duke arrestuar mjekun imazherist në Spitalin Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj, 66 vjeç. Sipas burimeve policore, mjeku u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient për kryerjen e një ekoje abdominale. Përveç marrjes së parave në kundërshtim me ligjin,…

1 minute

Read Time

img 8005

Pas një hetimi katër mujor, Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Imazheria”, duke arrestuar mjekun imazherist në Spitalin Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj, 66 vjeç.

Sipas burimeve policore, mjeku u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient për kryerjen e një ekoje abdominale. Përveç marrjes së parave në kundërshtim me ligjin, Taullaj akuzohet edhe për shpërdorim detyre, pasi gjatë orarit zyrtar në spital kryente vizita në dy klinika private në Fier.

Hetimi ndaj tij është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit në banesën e mjekut, policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash: 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë amerikanë.

Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

img 8005

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports