Rritet çmimi i biletës në Kamëz dhe Paskuqan: Nga 1 nëntori udhëtimi drejt Tiranës kushton 50 lekë

img 7982

Nga data 1 nëntor, qytetarët që udhëtojnë me linjat urbane Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë do të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që është aktualisht. Vendimi, që parashikon një rritje prej 10 lekësh ose 25%, është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Kamzës, pas kërkesës së operatorit privat që menaxhon këto linja.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, konfirmoi për Monitor se vendimi hyn në fuqi nga 1 nëntori. Sipas tij, rritja e çmimit ishte e domosdoshme për të përballuar rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe të karburantit, në kushtet kur operatorët nuk përfitojnë subvencione shtetërore.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli Bashkiak miratoi edhe rritjen e abonesë mujore për këto dy linja, nga 1,200 lekë në 1,400 lekë, një rritje prej 200 lekësh ose rreth 17%. Ndryshimet nuk prekin çmimin e abonesë së përgjithshme për linjat e tjera të transportit publik.

Vendimi pritet të ndikojë rreth mijëra qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit që përdorin çdo ditë transportin publik për të udhëtuar drejt Tiranës.

img 7982

About The Author