Ndahet nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano, në moshën 73-vjeçare

img 7946

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe një nga figurat kryesore të tranzicionit politik shqiptar, Fatos Nano, ka ndërruar jetë këtë të premte, më 31 tetor 2025, në moshën 73-vjeçare.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se Nano ishte i shtruar prej disa javësh në reanimacion, në një spital privat në Tiranë, pas problemeve serioze shëndetësore.

Fatos Nano ishte themeluesi dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke drejtuar forcën më të madhe të majtë në vend për 13 vjet, nga viti 1991 deri më 2005.

Ai ka mbajtur disa herë postin e Kryeministrit të Shqipërisë: në vitin 1991, gjatë periudhës së tranzicionit demokratik, më 1997-1998 pas trazirave të firmave piramidale, dhe sërish nga viti 2002 deri në 2005.

img 7947

Nano ka qenë një ndër figurat më me ndikim të politikës shqiptare pas rënies së komunizmit. Ai u burgos në vitin 1993 për akuza që më pas u rrëzuan nga gjykata, dhe u rikthye fuqishëm në skenën politike me fitoren e socialistëve në vitin 1997.

Pas largimit nga politika aktive në vitin 2005, ai jetoi një jetë më të qetë, duke qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes publike.

Fatos Nano ishte me profesion ekonomist dhe mban titujt “Profesor Doktor” dhe “Doktor Honoris Causa” nga universitete të njohura në Itali.

Familja dhe Partia Socialiste pritet të njoftojnë në vijim detajet për homazhet dhe ceremoninë mortore.

img 7946

About The Author