Elbasan – 58-vjeçarja humb jetën pasi dyshohet se ka konsumuar acid

img 7940

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Elbasan, ku një grua 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid).

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shtetasja me inicialet N. Ll., 58 vjeçe, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, gruaja nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit. Dyshohet se ajo ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

img 7940

About The Author