Elsa Lila “shpërthen” te Arbana Osmani: “Votat në Festival u blenë! Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”

img 7888

Një nga dramat më të përfolura të Festivalit të Këngës në RTSH është rikthyer sërish në vëmendje. Këngëtarja e njohur Elsa Lila, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin, foli hapur për përvojën e saj në Festivalin e 61-të dhe raportin e tensionuar me një artiste tjetër, të cilën nuk e përmendi me emër, por e nënkuptoi qartë si Albina Kelmendin — ish-pjesëtare e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në vitin 2014.

Elsa Lila deklaroi se ishte ajo që e kishte bërë Albinën të famshme, duke shtuar se votat në Festivalin e Këngës ishin manipuluar.

“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Jo! Kemi prova të shumta empirike dhe fizike që votat janë blerë nga publiku. Pa fund,” – tha këngëtarja.

Ajo pohoi se kishte pasur prova konkrete për ta çuar çështjen në gjyq, por kishte zgjedhur të mos e bënte.

“E kisha shumë të lehtë, kam në familje avokatë. Por nuk desha t’i jap më shumë rëndësi një skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, e ndershme, dhe historiku tregoi që unë nuk i vodha votat,” – u shpreh Lila.

Këngëtarja shtoi gjithashtu një paralajmërim domethënës:

“Të kenë kujdes nga gjykatat, sepse funksionojnë kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.”

Deklaratat e saj kanë ndezur sërish debatet mbi transparencën e votimeve në Festivalin e Këngës dhe raportet e prishura midis dy artisteve, të cilat dikur ndanin të njëjtën skenë si mentore dhe konkurrente.

img 7888

About The Author