Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Sipas vendimit të firmosur para 2 ditësh (27 tetor) emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri…

1 minute

Read Time

img 9575

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar në detyrën e administratorit të shoqërisë “Posta Shqiptare” sh.a. Vendimi është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.


Sipas vendimit të firmosur para 2 ditësh (27 tetor) emërimi i Xhafajt është bërë mbi bazën e Ligjit nr. 7926, datë 20.04.1995, “Për transformimin e Ndërmarrjeve Shtetërore në shoqëri tregtare”, si dhe në zbatim të ligjit për regjistrimin e bizneseve dhe statutit të shoqërisë “Posta Shqiptare”.

Etjen Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist. Me këtë emërim, ai merr drejtimin e një prej institucioneve më të vjetra publike të vendit, në një moment kur “Posta Shqiptare” ndodhet në proces transformimi dhe digjitalizimi të shërbimeve.

img 9575

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports