Vrau me thikë bashkëshorten në Shkodër, amerikani i burgosur gjendet i varur në qeli në IEVP Shkodër

img 7746

Shkodër, 28 tetor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.

Sipas burimeve zyrtare nga institucioni, ngjarja ka ndodhur në orët e paradites së sotme. Punonjësit e burgut kanë ndërhyrë menjëherë, duke e nxjerrë të paraburgosurin me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës.

Stafi mjekësor i Spitalit të Koplikut ka dhënë ndihmën e parë dhe ka bërë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, Saporito nuk ka arritur të mbijetojë.

Brendon Ronald Saporito, me datëlindje 22 prill 1968, i biri i Joesph Binald dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe ishte sjellë në institucion më 4 maj 2025, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Autoritetet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

img 7746

About The Author