Ngjarje e rëndë te komuna parisit, picieri vret kuzhinierin

img 7712

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një person mbeti i vrarë me thikë pas një sherri të ndodhur mes stafit në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas të dhënave të para, viktima me iniciale I.S. punonte si kuzhinier dhe u godit për vdekje nga picieri. Autori i dyshuar, me iniciale F.SH., është arrestuar nga policia.Palët dyshohet se kishin sherre banale të vazhdueshme, pasi autori thoshte se viktima e bullizonte vazhdimisht.

img 7712

About The Author