Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund lidhjes? Detaji që ka ndezur dyshimet në rrjet

img 7705

Showbizi shqiptar është “tronditur” sërish nga lajmi më i fundit që qarkullon për njërin prej çifteve më të dashura të publikut, Klea Huta dhe Elgit Doda.

Gazetari Elton Tozaj, gjatë një deklarate në MCN, ka bërë të ditur se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies disa vjeçare, ndërsa sipas tij, këngëtari ka nisur një lidhje të re me një vajzë nga Lushnja.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, ndjekësit kanë vënë re një detaj që ka shtuar më shumë dyshimet: Klea dhe Elgiti kanë fshirë të gjitha fotot e përbashkëta, duke mos lënë asnjë kujtim nga momentet e tyre të lumtura.

Çifti, i cili prej vitesh ka qenë ndër më të komentuarit në showbizin shqiptar, shpesh ka ndarë me ndjekësit momente të ëmbla familjare dhe romantike, por duket se romanca e tyre ka marrë fund.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për lajmet që po qarkullojnë, ndërsa fansat presin me ankth një deklaratë zyrtare që të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndarje përfundimtare apo krizë të përkohshme.

img 7705

About The Author