Përmbytje në Vaun e Dejës, banorët me dëme mbi 50 milionë lekë: “Gjithçka u shkatërrua për gjysmë ore”

img 7590

Një përmbytje e papritur ka goditur Vaun e Dejës, ku reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati e përroit të Glinës kanë përmbytur rreth 100 banesa.

Një nga banorët, Gjon Dodani, ka deklaruar për mediat se uji arriti mbi dy metra dhe dëmi material është i madh. “Gjithçka ka ndodhur për vetëm 30 minuta. Bagëtitë, koshere bletësh, magazina dhe një hotel iu shkatërruan. Dëmi i shkaktuar i kalon 50 milionë lekë”, tha ai.

Dodani shtoi se përveç pronave dhe bagëtive, u godit edhe biznesi i tij: “Më ka marrë gjithçka që kisha në magazinë, mbi 50 koshere bletësh, 15 thë dhe hotelin. Me këto jetoj unë. Shteti duhet të na ndihmojë, por nuk kam shumë shpresë. Edhe herë të tjera jemi përmbytur, por jo si këtë herë”, u shpreh banori.

Kryebashkiaku Kristian Shkreli deklaroi se Bashkia ka kërkuar më herët investime për mbrojtjen nga përroi i Glinës, por projektet nuk janë financuar. Ai theksoi se situata kërkon ndërhyrje urgjente për të parandaluar katastrofa të ngjashme në të ardhmen.

img 7590

About The Author