E diela me aksidente, 1 viktimë dhe 8 të lënduar/ Shkak lagështia në rrugë
Një bilanc i rëndë aksidentesh rrugore është shënuar këtë të diel në disa akse të vendit, ku një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në rrugën e Arbërit, në aksin Bulqizë-Maqellarë, pesë qytetarë kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Autoritetet policore bëjnë me dije se shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mund të kenë qenë shkak i aksidentit.
Ndërkohë, një viktimë është regjistruar në Golem. Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin që drejtonte për shkak të lagështirës në rrugë, duke aksidentuar një 56-vjeçare këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë.
Policia apelon për kujdes maksimal gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në kushte të lagështa dhe rrugë me intensitet të lartë trafiku.
