Mrekulli në “Koço Gliozheni”: Nëna nga Tirana sjell në jetë katërnjakë nga një shtatzani natyrale

Një ngjarje e rrallë dhe e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një nënë ka sjellë në jetë katërnjakë nga një shtatzani plotësisht natyrale. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila e ka ndarë këtë moment të veçantë në rrjetet sociale. “Nga…

1 minute

Read Time

img 7577

Një ngjarje e rrallë dhe e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një nënë ka sjellë në jetë katërnjakë nga një shtatzani plotësisht natyrale.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila e ka ndarë këtë moment të veçantë në rrjetet sociale.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët: Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzani natyrale. Jetë të gjatë vogëlushëve, të cilët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, në Tiranë”, – thuhet në postimin e Ministrisë.

Katërnjakët, të cilët kanë ardhur në jetë në gjendje të mirë shëndetësore, kanë qëndruar për rreth një muaj nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit, për t’u siguruar që të zhvillohen normalisht dhe të jenë gati për t’u kthyer në shtëpi me prindërit e tyre.

Ky është një ndër rastet më të rralla të shtatzanive natyrale në vend, duke sjellë gëzim jo vetëm për familjen e re, por edhe për gjithë stafin mjekësor të “Koço Gliozhenit”, që kujdeset çdo ditë për ardhjen në jetë të mijëra foshnjave.

img 7577

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports