Një çift shqiptar që jeton në Britani të Madhe është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të lotarisë këtë vit, duke fituar plot 600 mijë euro.
Fituesi, Valdet Bujupi, i cili prej vitesh jeton e punon në Britani, ka treguar se pjesën e parë të shumës do ta përdorë për të ndihmuar nënën e tij në Kosovë.
“Ajo ka sakrifikuar shumë për ne. Tani është koha t’ia kthejmë diçka”, – është shprehur ai për mediat britanike.
Krahas ndihmës për familjen, çifti ka zbuluar edhe një tjetër ëndërr të vjetër që tashmë do të realizohet: një udhëtim në Nju-Jork, i planifikuar prej vitesh, por i shtyrë për arsye financiare.
Fitorja e çiftit Bujupi është pritur me shumë interes në mediat britanike, si një histori suksesi e një familjeje emigrantësh shqiptarë që e kanë ndërtuar jetën e tyre me punë, përkushtim dhe fat.albinfo















