Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në boks, një moment historik për Shqipërinë

img 7559

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka hyrë në histori, pasi është shpallur kampion bote nga International Boxing Organization (IBO) në kategorinë Cruiserweight, pas një ndeshjeje spektakolare ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum.

Dueli u zhvillua në O₂ Arena të Londrës, ku pas disa raundeve të ekuilibruara, Uldedaj arriti të marrë kontrollin e ndeshjes dhe të fitojë me vendim të gjyqtarëve.

Kjo fitore shënon titullin e parë botëror në historinë e boksit shqiptar në këtë organizatë prestigjioze, duke e ngjitur Jurgen Uldedajn në elitën e boksit ndërkombëtar.

Në karrierën e tij, 29-vjeçari shqiptar numëron 21 fitore, prej të cilave 12 me nokaut, dhe ka mbajtur më parë disa tituj të rëndësishëm si:

  • WBO Youth,
  • WBC Youth,
  • IBF International,
  • WBA Inter-Continental,
  • dhe IBO Mediterranean.

Edhe pse stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të ngrejë me krenari flamurin shqiptar në arenat më të mëdha të boksit botëror, duke dëshmuar se sportistët shqiptarë mund të arrijnë majat e suksesit në skenën ndërkombëtare.

img 7559

About The Author