,

Tragjedi në Romë: Turisti japonez humb jetën pas rënies pranë Panteonit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një turist 69-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik pranë një prej monumenteve më të vizituara të Italisë, Panteonit. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 69-vjeçari ishte ulur në murin e jashtëm të Panteonit kur, në rrethana ende të paqarta, ra në një hendek rreth…

1 minute

Read Time

img 1225

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku një turist 69-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik pranë një prej monumenteve më të vizituara të Italisë, Panteonit.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 69-vjeçari ishte ulur në murin e jashtëm të Panteonit kur, në rrethana ende të paqarta, ra në një hendek rreth shtatë metra të thellë që rrethon monumentin. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht burri u nxor pa shenja jete dhe u shpall i vdekur në vend.

Policia e Romës ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Mediat italiane raportojnë se turisti ndodhej në Romë me vajzën e tij, e cila ka deklaruar për autoritetet se babai i saj kishte humbur ekuilibrin pasi ishte ndjerë papritur keq.

Zona përreth murit të jashtëm të Panteonit është mjaft e frekuentuar nga turistë që ndalojnë për t’u çlodhur apo për të bërë fotografi. Panteoni, i ndërtuar nga perandori romak Hadrian dhe i njohur për kupolën e tij madhështore me hapjen karakteristike, është një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë historike romake.

Ky monument mbetet një ndër atraksionet turistike më të vizituara në Itali. Që nga viti 2023, hyrja në Panteon është me pagesë prej pesë eurosh, masë që fillimisht shkaktoi debate, por nuk ndikoi në popullaritetin e tij. Vetëm gjatë vitit 2024, mbi katër milionë vizitorë kanë hyrë në monument, me radhë që formoheshin çdo ditë në Piazza della Rotonda.

img 1225

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports