Macrok del zbuluar- Kundër antarësimit të Shqipërisë në BE
Presidenti francez Emmanuel Macron është kthyer në pengesë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi, pasi druhet nga ndikimi i kësaj çështjeje në politikën e brendshme dhe tek ekstremit i djathtë.
Artikulli i revistës prestigjioze Politico Europe ka tronditur skenën politike, duke zbuluar se Macron po përdor çështjen e zgjerimit si një armë politike për të shmangur rritjen e ndikimit të kundërshtares së tij, Marine Le Pen. Ky qëndrim shënon një kthesë të fortë, pasi Macron dikur konsiderohej “vizionari i Europës” dhe mbështetës i Ballkanit Perëndimor.
Sipas burimeve diplomatike të Politico, frika nga rritja e ndikimit të ekstremit të djathtë dhe protestat e mundshme të fermerëve francezë, e kanë bërë presidentin të hezitojë.
Një aleat i afërt i tij citohet të ketë thënë: “Nuk është momenti i duhur, e djathta ekstreme na fryn në qafë.” Më pas, ai theksoi se: “Çdo bisedë për hyrjen e Shqipërisë apo Malit të Zi në Bashkim është dhuratë për Le Pen.”
