,

Rritet numti i të sëmurëve me probleme nga zemra dhe psikiatrike

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitalet publike ka rënë me 3% gjatë periudhës janar–gusht 2025, duke arritur në 209.700 shtrime, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë, shërbimi psikiatrik ka shënuar një rritje me 36%, me 1.129 pacientë të trajtuar, ndërsa mjekët paralajmërojnë për shtim të rasteve kardiake dhe neurologjike. Sipas mjekut…

1 minute

Read Time

img 7378

Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitalet publike ka rënë me 3% gjatë periudhës janar–gusht 2025, duke arritur në 209.700 shtrime, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, shërbimi psikiatrik ka shënuar një rritje me 36%, me 1.129 pacientë të trajtuar, ndërsa mjekët paralajmërojnë për shtim të rasteve kardiake dhe neurologjike.

Sipas mjekut Ilir Allkja, situata lidhet me plakjen e popullsisë, mungesën e mjekëve të familjes dhe diagnozave të hershme në rrethe. Ai shton se varësitë ndaj drogave dhe alkoolit po kthehen në “emergjencë kombëtare”.

Në të njëjtën periudhë janë rritur edhe trajtimet me dializë (+2.5%), ndërhyrjet për katarakt (+15%) dhe depistimet për kancerin e gjirit (+61%), ndërsa depistimet për kancerin e qafës së mitrës kanë rënë me 32%.

img 7378

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports