Vonohet hapja e Llotarisë Amerikane 2027, SHBA rishikon kriteret/ kur nisin aplikimit?

Llotaria Amerikane, e cila tradicionalisht hapet çdo fillim tetori, është vonuar këtë vit, duke ngjallur pasiguri dhe pyetje mes mijëra aplikantëve në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Deri më tani, Departamenti i Shtetit amerikan nuk ka shpallur një datë zyrtare për nisjen e regjistrimeve të programit Diversity Visa 2027, duke lënë të kuptohet se procesi…

1 minute

Read Time

img 7327

Llotaria Amerikane, e cila tradicionalisht hapet çdo fillim tetori, është vonuar këtë vit, duke ngjallur pasiguri dhe pyetje mes mijëra aplikantëve në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Deri më tani, Departamenti i Shtetit amerikan nuk ka shpallur një datë zyrtare për nisjen e regjistrimeve të programit Diversity Visa 2027, duke lënë të kuptohet se procesi është shtyrë për arsye administrative dhe rishikimi të disa kritereve të aplikimit.

Sipas njoftimeve të fundit në faqen zyrtare travel.state.gov, faza e re e aplikimeve pritet të nisë gjatë vjeshtës së vonë 2025, por ende pa një datë fikse. Burime pranë ambasadave amerikane bëjnë me dije se sistemi elektronik i aplikimeve po përditësohet për të shmangur gabimet e mëparshme dhe për të përfshirë kërkesa të reja sigurie, mes të cilave detyrimi për të pasur pasaportë të vlefshme në momentin e regjistrimit dhe një pagesë simbolike prej 1 dollari për çdo aplikim.

Ndërkohë, deklaratat e ish-Presidentit Donald Trump kanë rikthyer debatet mbi të ardhmen e programit. Trump e ka cilësuar lotarinë si “të padrejtë” dhe “të dëmshme për sigurinë kombëtare”, duke nënvizuar se do të preferonte një sistem vizash të bazuar në meritë, jo në fat. Këto komente kanë shtuar pasigurinë te aplikantët e mundshëm, pasi çdo ndryshim politik në SHBA mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën e përzgjedhjes së fituesve.

Ekspertët e emigracionit vlerësojnë se për shkak të kufizimeve të reja dhe konkurrencës globale në rritje, shanset për fitore mund të jenë më të ulëta se në vitet e kaluara. Deri në publikimin e afatit zyrtar, këshilla kryesore mbetet ndjekja e njoftimeve vetëm nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit dhe ambasadat amerikane, duke shmangur çdo burim të pasigurt apo mashtrues online.

img 7327

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports