Izraeli rinis sulmet në Gaza/thyhet armëpushimi të paktën 18 viktima

img 7295

AZA – Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po kalon në një moment kritik, teksa të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Ushtria izraelite (IDF) rinisi të dielën sulmet në pjesën jugore të Gazës, pasi – sipas saj – militantët e Hamasit kishin lëshuar predha antitank dhe zjarr artilerie ndaj trupave izraelite në Rafah.

Hamas mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit në të gjithë territorin e Gazës. Zyrtarët e grupit thanë se nuk kishin dijeni për përleshje në Rafah dhe se kontaktet me grupet e armatosura në zonë janë ndërprerë që prej muajit mars.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet ajrore në Rafah kishin në shënjestër militantët përgjegjës për shkeljet e armëpushimit. Më vonë, IDF njoftoi për një valë të re sulmesh në Gazën jugore kundër “objektivëve terroristë”. Kryeministri Benjamin Netanjahu deklaroi se kishte urdhëruar ushtrinë të përgjigjej me forcë ndaj çdo sulmi që, sipas tij, “rrezikon stabilitetin e armëpushimit”.

Banorët e Gazës dhe autoritetet shëndetësore raportuan viktima si pasojë e bombardimeve dhe përleshjeve me tanke në disa zona të enklavës. Një nga sulmet më të rënda ndodhi në qytetin al-Zawaida, ku u godit një kafene, duke vrarë gjashtë pjesëtarë të brigadave Al-Qassam të Hamasit, përfshirë Yahya al-Mabhouh, komandantin e njësive elite të batalionit Jabalia.

Zyrtarë të IDF thanë se do të ndërmerren goditje të tjera “në përgjigje të tre sulmeve ndaj trupave izraelite të dielën”. Këto zhvillime përbëjnë testin më serioz për armëpushimin e hyrë në fuqi më 11 tetor, në bazë të planit të propozuar nga Presidenti Donald Trump.

Ndërkohë, Departamenti i Shtetit amerikan paralajmëroi se Hamas po përgatitej për një sulm ndaj civilëve në Gaza, në shkelje të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA.

img 7295

About The Author