Tragjedi në Maliq: Nëna dhe djali humbin jetën nga zjarri në banesë, fëmija 6-vjeçar në gjendje kritike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, ku një zjarr i përmasave të mëdha në një banesë familjare ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rëndë të një fëmije të vogël. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, në banesën e shtetasit…

1 minute

Read Time

img 7281

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Maliqit këtë të shtunë, ku një zjarr i përmasave të mëdha në një banesë familjare ka shkaktuar vdekjen e dy personave dhe plagosjen e rëndë të një fëmije të vogël.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në bllokun nr. 3 të qytetit të Maliqit, në banesën e shtetasit V. A.. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin bashkëshortja e tij, Merjeme Azislari, 38 vjeçe, dhe dy fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 14 dhe 6 vjeç.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, arritën të nxjerrin tre personat nga banesa dhe i transportuan në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.

Fatkeqësisht, Merjeme Azislari humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe plagëve të marra nga zjarri, ndërsa më vonë u konfirmua edhe vdekja e djalit 14-vjeçar, i cili nuk arriti t’u mbijetojë djegieve të rënda.

Fëmija i vogël, vetëm 6 vjeç, ndodhet aktualisht në gjendje kritike nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas burimeve pranë autoriteteve, të dy fëmijët e çiftit vuanin nga çrregullimi i spektrit autik, duke e bërë këtë tragjedi edhe më të dhimbshme për familjen dhe komunitetin e Maliqit.

Forcat zjarrfikëse dhe ato të Policisë ndërhynë në kohë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve përreth, për të shmangur përhapjen e zjarrit në ndërtesat ngjitur. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, po vijon punën për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.

img 7281

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports