,

Brazil, përmbyet autobusi të paktën 15 viktima

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh u përmbys pas një aksidenti të rëndë në verilindje të Brazilit. Sipas raportimit të The Guardian, autobusi po udhëtonte me rreth 30 pasagjerë kur doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar të paktën 15 viktima. Ngjarja ndodhi në qytetin Saloá, në shtetin Pernambuco, pasi automjeti ishte…

1 minute

Read Time

img 7265

Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh u përmbys pas një aksidenti të rëndë në verilindje të Brazilit.

Sipas raportimit të The Guardian, autobusi po udhëtonte me rreth 30 pasagjerë kur doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar të paktën 15 viktima.

Ngjarja ndodhi në qytetin Saloá, në shtetin Pernambuco, pasi automjeti ishte nisur nga shteti fqinj Bahia. Policia bëri të ditur se shoferi humbi kontrollin e autobusit, kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me gurë në anë të rrugës, përpara se të përplasej në një argjinaturë me rërë, duke shkaktuar përmbysjen fatale të mjetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Shoferi ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ka rezultuar negativ në testin e alkoolit.

img 7265

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports