Mospjesëmarrja e Kurtit në protestë, Ali Ahmeti e thotë troç: Nuk është mirë!

img 7217

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga Tirana, përmes një lidhje direkte në “Kosova Today” tha këtë të premte, 17 tetor, se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare. Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë.

“Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra, deri në Shkodër, Kukës, kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të veçantë se kjo protestë për drejtësi, që të gjithë jemi UÇK, mbahet në sheshin “Skenderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai.

Nuk është mirë, kjo është një protestë mbarëkombëtare, është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta, pa ngjyrime politike, besoj që në të ardhmen do ta shohin që të gjithë që këtu nuk ka prapavijë as partiake, as për politika ditore, por është një solidaritet që bëhet për drejtësi, për ata të cilët kanë kontribuuar për lirinë e Kosovës, që t’u jepet pafajësia, sepse janë të pafajshëm.

Ushtria jonë ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat, ushtria jonë ka pasur vështirësitë nga më të mëdha për të menaxhuar me gjithë atë gjenocit që kanë ushtruar bandat serbe në Kosovë”, u shpreh ai për Klan Kosova.

img 7217

About The Author