Humbi kontrollin e makinës, përplaset me murin, humb jetën 44-vjeçari

img 7157

Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur kur drejtuesi i një automjeti, shtetasi 58-vjeçar me iniciale N. K. dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një mur anësor të rrugës.Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, A. L., 44 vjeç.

Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtuesit të mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

img 7157

About The Author