,

Kosova mund Suedinë dhe ngjitet në vendin e dytë të Grupit B në kualifikueset për Botërorin 2026

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc, ishte radha e Kombëtares së Kosovës të shkruante një tjetër kapitull të madh në kualifikueset për Botërorin 2026. Djemtë e trajnerit Franco Foda shkëlqyen mbrëmjen e sotme në Göteborg, duke mundur Suedinë me rezultatin 0-1 përballë yjeve si Isak dhe Gyökeres. Golin e vetëm të ndeshjes…

1 minute

Read Time

img 7076

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovc, ishte radha e Kombëtares së Kosovës të shkruante një tjetër kapitull të madh në kualifikueset për Botërorin 2026.

Djemtë e trajnerit Franco Foda shkëlqyen mbrëmjen e sotme në Göteborg, duke mundur Suedinë me rezultatin 0-1 përballë yjeve si Isak dhe Gyökeres. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 32’, duke sjellë festë për mbi 30 mijë tifozët e pranishëm në stadium.

Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B, pas Zvicrës, e cila u ndal në një barazim pa gola përballë Sllovenisë. Helvetët kanë grumbulluar 10 pikë në 4 ndeshje, ndërsa Kosova ka 7 pikë, katër më shumë se Sllovenia e vendit të tretë.

Tabelën e mbyll Suedia, e cila zhgënjeu tifozët e saj duke grumbulluar vetëm 1 pikë në këtë fushatë eliminatore. Ky rezultat i Kosovës i jep shpresë të mëdha për play-off-in dhe vendos skuadrën në rrugën e duhur drejt pjesëmarrjes historike në Botëror.

img 7076

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports