Marrëveshje historike paqeje mes Izraelit dhe Palestinës, nënshkruhet në Egjipt nga Donald Trump

Një moment historik për Lindjen e Mesme është shënuar sot në Egjipt, ku u nënshkrua marrëveshja e re për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Marrëveshja, e cila mbyll dekada konfliktesh dhe përplasjesh në rajon, u firmos fillimisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ishte gjithashtu udhëheqësi i planit për…

1 minute

Read Time

img 7068

Një moment historik për Lindjen e Mesme është shënuar sot në Egjipt, ku u nënshkrua marrëveshja e re për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Marrëveshja, e cila mbyll dekada konfliktesh dhe përplasjesh në rajon, u firmos fillimisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ishte gjithashtu udhëheqësi i planit për paqen.

Ceremonia u zhvillua në kuadër të Samitit të Paqes në Egjipt, ku morën pjesë mbi 20 udhëheqës botërorë. Të pranishëm ishin edhe liderët e Egjiptit, Turqisë dhe Katarit, të cilët konsiderohen si fuqitë garantuese të marrëveshjes.

Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se kjo ngjarje shënon një moment unik në historinë moderne dhe një hap të madh drejt stabilitetit në Lindjen e Mesme.

“Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe pushtetit që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij,” tha Trump në ceremoninë e nënshkrimit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja përfshin disa pika kyçe për bashkëpunim ekonomik, kufijtë dhe sigurinë ndërmjet dy vendeve. Udhëheqësit e pranishëm e kanë cilësuar këtë si “marrëveshjen e shekullit”, duke theksuar rolin ndërmjetësues të SHBA-së në arritjen e saj.

Në foto nga ceremonia shihet momenti kur Presidenti amerikan Donald Trump firmos marrëveshjen historike, përkrah liderëve të Izraelit dhe Palestinës.

img 7068

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports