,

Policia ndalon mësuesem me monopatin në Tiranë- ajo kundërshton: Humba punën!

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike. Dhe pas këtij, ka nisur zbatimi në rrugë ku po ndalohen përdoruesit…

1 minute

Read Time

img 7041

Nga sot ndalohet përdorimi i monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga ministrja Albana Koçiu, e cila bëri publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Dhe pas këtij, ka nisur zbatimi në rrugë ku po ndalohen përdoruesit e monopatinave në rrugë.

Një qytetare e cila punon mësuese u shpreh e pakënaqur nga ky vendim pasi po pengohet të shkojë në punë.

“Të caktojnë rregulla për adoleshentët dhe ata që e përdorin pa mjete mbrojtëse, por jo ndaj meje që jam në rregull”, u shpreh qytetarja e revoltuar.

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. 

Vetëm gjatë vitit të kaluar, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

img 7041

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports