Sherr mes të miturve në Pedonalen e Bathores, pesë të lënduar me thikë

img 7015

Një sherr mes të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Bathores, në Kamëz, duke lënë pesë persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive banale, pas një debati që filloi me fjalët “Pse më shesh ashtu?”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa gjatë përplasjes dyshohet se është përdorur mjet i mprehtë (thikë). Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e rendit, të cilat kanë shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa të mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.

img 7015

About The Author