Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset autovetura me autobus, dy të plagosur

img 6977

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të dielë në autostradën Milot–Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Sipas informacioneve paraprake, një autoveturë është përplasur me një autobus. Fatmirësisht, pasagjerët e autobusit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy persona që ndodheshin në autoveturë janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në segmentet e autostradës ku trafiku është i dendur.

img 6977

About The Author