BE i heq “hamburgerët” vegjetarianë: ndalohen emrat e mishit për ushqimet bimore

img 6885

Parlamenti Europian ka miratuar një vendim të ri që ndalon përdorimin e emrave tradicionalë të mishit – si “hamburger”, “salsiçe”, “biftek” apo “eskalop” – për produktet që nuk përmbajnë mish, por janë të bëra me bazë bimore.

Vendimi synon të parandalojë ngatërrimin e konsumatorëve dhe të sigurojë transparencë në etiketimin e produkteve. Sipas eurodeputetes Celine Imart, e cila drejtoi diskutimet për këtë dosje, termat e tillë duhet të rezervohen vetëm për produktet që vijnë nga fermat blegtorale.

Përpjekja erdhi pas shqetësimeve se etiketat e ushqimeve bimore, të cilat përdorin emra të mishit, mund të çojnë në keqinterpretim. Megjithatë, një sondazh i BEUC (Organizata Evropiane e Konsumatorëve) nga viti 2020 tregoi se rreth 70 % e konsumatorëve nuk e shohin problem përdorimin e këtyre termave për versionet vegjetariane ose vegane, për sa kohë që paketimi është i qartë.

Në kuadër të reformës, janë identifikuar 29 terma që nuk mund të përdoren për produktet me bazë bimore, përfshirë “mish viçi”, “pulë”, “proshutë”, “brinjë” dhe të tjerë.

Teksti përfundimtar i rregullores do të kalojë në negociata mes Parlamentit dhe Këshillit të BE-së, ku pritën debate dhe kundërshtime nga disa vende anëtare që mbështesin më shumë produktet alternative bimore.

img 6885

About The Author