65-vjeçari bie nga ura e Bushtricës në Përrenjas, humb jetën në vend
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Bushtricës, në Përrenjas, ku një person ka rënë nga ura dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë rreth 65 vjeç, i identifikuar si Arif Shengjergji.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për vetëhedhje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
