27 vjet nga Masakra e Reçakut – një plagë që nuk mbyllet kurrë

img 0761

Reçak, 15 janar – Sot shënohen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku më 15 janar 1999 u vranë 45 civilë shqiptarë të pafajshëm nga forcat serbe.

Kjo ngjarje tronditi opinionin ndërkombëtar dhe konsiderohet si një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin e botës për krimet e kryera në Kosovë, duke hapur rrugën për ndërhyrjen ndërkombëtare.

Në Kosovë dhe në mbarë trevat shqiptare, sot po mbahen homazhe dhe aktivitete përkujtimore në nderim të viktimave, ndërsa familjarët dhe institucionet kërkojnë që drejtësia për këtë krim të mos harrohet dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.

Masakra e Reçakut mbetet simbol i vuajtjes, por edhe i qëndresës së popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

img 0761

About The Author